VIDEO/ Meksika zyrtarisht në zi, tërmeti lë pas 226 viktima

VIDEO/ Meksika zyrtarisht në zi, tërmeti lë pas 226 viktima

78
0
Shares

Meksika qëndrore është rrafshuar krejtësisht si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Raportohen të paktën 226 viktima dhe dhjetëra ndërtesa të shembura në kryeqytetin  e vendit , Mexico City. Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kishin vdekur dhe 30 të tjere ishin ende të ishin të zhdukur pas shëmbjes së një shkolle. Tërmeti 7.1 ballësh gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje. Mësohet se shumë njerëz morën pjesë në një stërvitje tërmeti pikërisht 32 vjet pasi një tjetër lëkundje e fuqishme vrau mijëra persona në Mexico City. Vendi duket se po përndiqet nga tërmetet, pasi po këtë muaj një lëkundje me magnitudë 8.1 ballësh la 90 të vdekur. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, njoftoi instituti Gjeologjik i SHBA-së.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY