Itali, arrestohen 9 narkotrafikantët shqiptarë, policoa zbulon shifrën marramendëse të fitimeve

Itali, arrestohen 9 narkotrafikantët shqiptarë, policoa zbulon shifrën marramendëse të fitimeve

280
0
Shares

Nënte narkotrafikante shqiptare dhe një italian kane rene ne prangat e karabinierëve të Komandës Provinciale të Milanos. Sipas te dhenave te arrestuarit jane te moshave nga 22 deri në 54 vjeç, dhe akuzohen për posedim narkotikësh si kokainë, marijuanë dhe heroinë. Arrestimet vijnë në fund të një hetimi mbi dy familje që vepronin në Volla Cortese dhe San Giorgio su Legnano, në Milano dhe akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge të disa llojeve. Gjatë hetimit që ka zgjatur rreth 8 muaj është sekuestruar dhe një libër me llogaritë financiare të aktivitetit kriminal. Analizimi i librit dhe hetimet e mëvonshme ka nxjerrë në pah se droga e shitur nga kjo bandë kishte sjellë rreth 2 milionë euro të ardhura. Pra, një biznes i lulëzuar me punë të pista që shtrihej në të gjithë Legnanon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY