FOTO/ Vlorë, zhvillohet operacion antidrogë, sekuestrohet veliera me 1 ton kanabis

FOTO/ Vlorë, zhvillohet operacion antidrogë, sekuestrohet veliera me 1 ton kanabis

142
0
Shares
foto ilustruese

Ështe sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kanabis. Sekuestrimi u be ne kuader te zhvillimit te operacionit policor te perbashket antidrogë, në det e tokë nga Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF dhe policitë e Fierit dhe Vlorës. Operacioni Nisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force dhe u arrit të sekuestrohen rreth 1 ton lëndë narkotike kanabis. Midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës u bllokua një velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një shqiptar. Por, skafistët e kishin hedhur lëndën narkotike në det dhe Policia ende po punon për ta nxjerrë. Deri tani, rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Operacioni vazhdon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY