VIDEO/ Korçë, “Zona 13” prangos shpërndarësin e drogërave

VIDEO/ Korçë, “Zona 13” prangos shpërndarësin e drogërave

142
0
Shares

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës. Në kuadër të realizimit të operacionit të koduar “Zona 13”, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi tre
mujor kanë arrestuar shtetasin Mariglen Viso, 35 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka
caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale, “Prodhimi dhe
shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Gjatë periudhës të kryerjes së hetimeve lidhur me këtë rast, është vërtetuar me fakte se shtetasi
i mësipërm, iu ka shitur 6 personave (përdorues të lëndëve narkotike)doza me lëndë të dyshuar
si narkotike, të cilat iu janë gjetur e sekuestruar këtyre të fundit me cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY