FOTO & VIDEO/ Kamëz, ja përplasja e mjetit me shtyllën, ku vdiq...

FOTO & VIDEO/ Kamëz, ja përplasja e mjetit me shtyllën, ku vdiq 15-vjeçari

237
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 15 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz.
Sipas hetimeve në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E. P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç, të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”.
Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY