Historia mjeruese e Evës dhe motrës së vogël që vijnë pa libra...

Historia mjeruese e Evës dhe motrës së vogël që vijnë pa libra në shkollë

161
0
Shares

Veshtirësitë ekonomike po u krijojnë mjaft probleme fëmijëve te cilet janë te prirur të mësojnë, e duan shkollën. Ne pamundesi per ti blere librat ata i marrin mesimet nga shoket dhe shoqet e klases, nuk vijnë kurrsesi të papërgatitur. Diku ne nje shkolle të Rrogozhinës janë dhe dy motrat Eva dhe Amanda, te cilat e kane nisur kete vit shkollor ndryshe nga shoqet e tyre, pa çante dhe pa libra. Kjo është Eva. Ajo mëson ne shkollën 9-vjeçare ne Lekaj, njësi administrative e Rrogozhinës. Qe prej 11 shtatorit, ditën qe nisi viti i ri arsimor, ajo shkon ne shkolle, por ndryshe nga shokët dhe shoqet e klasës, pa çante dhe pa libra. Vështirësitë ekonomike kane bere qe prindërit e saj te mos te kenë mundësi t’ia blejnë. Nena e saj qëndron me fëmijën më të vogël në shtëpi, ndërsa i ati dikur emigrant në Greqi, është rikthyer dhe kërkon punë ditore. E njëjta situate është edhe per motrën me te vogël te Eves, Amanden. Ajo është ne klase te peste. Edhe pse pa libra, ajo vjen e përgatitur ne mësim. Ajo na tregon se deri tani lendet mësimore i ka mësuar ne klase, duke ua marre librat shokëve dhe shoqeve te klasës. Drejtoresha e shkollës, Kike Qerosi, na tregon se jane me shume se 30 fëmijë, te cilët prej vështirësive ekonomike, nuk kane marre akoma librat. Familja Lloga ka edhe nje djalë ne klasën e dyte, i cili i ka marre librat falas, duke përfituar nga urdhri i Ministrisë se Arsimit, i cili thotë se nëse nje familje ka 3 fëmijë ne shkolle ne arsimin parauniversitar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY