VIDEO/ Vlorë, policia arreston të fortin që e pinte kafen me armë...

VIDEO/ Vlorë, policia arreston të fortin që e pinte kafen me armë në brez

151
0
Shares

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39 vjeçar. Gjatë një kontrolli në një lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”, Mandi Begaj u kap duke mbajtur në përdorim një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Njoftimi i policise
Mbante në përdorim armë zjarri pa leje arrestohet në flagrancë nga policia!
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë !
Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në DVP.Vlorë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.
Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Mandi Begaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”, duke mbajtur në përdorim një armë zjarri Pistoletë pa leje.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY