VIDEO & EMRI/ Tiranë, dalin pamjet, ja si u arrestua atentatori

VIDEO & EMRI/ Tiranë, dalin pamjet, ja si u arrestua atentatori

134
0
Shares

Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silenciatori”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Edmond Saraçi, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të komisariatit nr. 4, në banesën e këtij personi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale…
– 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike
– 1 granatë difensive
– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë
– një silenciator që përdoret për armë zjarri
– një qese transparente me pluhur të kuqërremtë me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky person është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10. 09. 2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, është qëlluar me armë automjeti i P. P.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY