Tiranë, ushtronte dhunë ndaj të gjithë anëtarëve të familjes, policia arreston 79...

Tiranë, ushtronte dhunë ndaj të gjithë anëtarëve të familjes, policia arreston 79 vjeçarin

72
0
Shares
Njoftimi i policise
Tiranë.
Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet armë zjarri dhe fishekë.
Policia arreston 79 – vjeçarin.
Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5, më datë 14.09.2017, arrestuan shtetasin :
– Avdyl Canalia, 79 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi nga shërbimet e policisë është marrë njoftim se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– Armë zjarri model 56
– 105 fishekë model 56
– 60 copë kapsola
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY