Prokuroria zbulon mashtrimin e Policisë: Nuk ka asnjë rast ku ka filluar...

Prokuroria zbulon mashtrimin e Policisë: Nuk ka asnjë rast ku ka filluar konfiskimi i pasurive

276
0
Shares

Nga fillimi i shtatorit e në vijim policia e shtetit pothuajse për ditë ka nisur në komunikatën zyrtare të saj, informacion mbi konfiskimin e pasurive që dyshohet se vijnë nga aktivitete kriminale.
Por Prokuroria, e cili dërgon këto referime në gjykatë, ku tagrin e ka kjo e fundit për vendosjen e konfiskimit, apo jo, ka një tjetër qasje për pretendimin e uniformave blu.
Të pyetur zyrtarisht, ABC News, organi i akuzës së krimeve të rënda dhe ai i prokurorisë së Tiranës, pohojnë se, gjatë fillimit të këtij muaji e deri në vazhdim, nuk ka pasur asnjë rast që, pronat, automjetet luksoze apo njësi tregtare të ketë filluar hetimi pasuror.
Zyrtarisht nga 1 shtatori deri në 12 shtator policia ka referuar në prokurori për konfiskim rreth 2.6 milion euro, pasuri. Deri më tani sipas Policisë janë bllokuar 8 apartamente një vilë trekatëshe dhe 9 biznese. Gjithashtu edhe 15 makina u është vendosur sekuestrim me vlerë 1 milionë euro. Të gjitha këto pasuri janë gjetur në katër qarqe, duke filluar nga Tirana, Vlora, Lezha dhe Berati.
Mosfillimi i procedurave për konfiskimin e pasurive që dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitet kriminal, prokuroria e shpjegon me faktin se janë hetuar më herët dhe që janë pushuar nga gjykata. Prandaj në shumicën e rasteve të evidentuara, prokuroria shprehet me rezerva për aksionin e policisë.
Ndërkohë një tjetër interpretim ligjor për fillimin e hetimeve ka ndërmjet policisë dhe prokurorisë për evidentimin e pasurive që mund ti zotërojë personat, të cilët nuk i justifikojnë ato. Uniformat blu mund të bëjnë konfiskimin e pasurive ose automjeteve vetëm në kushtet e flagrancës dhe mund ti bllokojë për një afat kohor prej 48 orësh. Kjo kohe do ti duhet prokurorit për të përgatitur materialit dhe më pas të bëj kërkesën në gjykatë. Ndërsa në kushtet e normalitetit ka ndryshim për pasuri të ardhur nga aktivitet i paligjshëm, nuk mund të vendoset nga policia dhe prokuroria konfiskimi. Kjo e drejtë i atribuohet gjykatës, pasi, të jetë provuar plotësisht mbi aktivitetin kriminal që mund të ketë kryer i pandehuri.
Rasti i fundit për pushimin e hetimeve për të vendosur masën e sekuestrimit i përket kompleksit Gjoka në Shijak. Gjykata e Apelit për krimet e rënda vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë dhe të policisë, ku më herët ishte dyshuar se ai aktivitet mund të kishte prejardhje kriminale përtej Adriatikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY