VIDEO/ Filmohet për herë të parë gjirafa e rrallë

VIDEO/ Filmohet për herë të parë gjirafa e rrallë

99
0
Shares

Një gjirafë e rrallë dhe i vogli i saj u filmuan për herë të parë. Gjirafa është tërësisht e bardhë dhe po kështu edhe i vogli.
Megjithëse ishte thënë më herët për ekzistencën e saj, së fundi, gjirafa u dokumentua në kamerat në rajonin Garrisa të Kenias.
Gjirafat vuajnë nga një transformim i rrallë gjenetik i quajtur leucism, e cila pengon pigmentimin në qelizat e lëkurës.
Ndryshe nga albinizmi, kafshët me leucism vazhdojnë të prodhojnë pigment të errët në indin e tyre të butë, që shpjegon sytë e errët të gjirafave të bardha dhe ngjyrosje të tjera.
Zona menaxhohet nga Programi i Konservimit Hirola (HCP), një OJQ e dedikuar për ruajtjen e antilopës së hirola, tejet e rrezikuar dhe një nga më të rrallat në botë.
Prania e gjirafave të bardha u raportua fillimisht nga një fshatar lokal në qershor.
“Ato ishin jashtëzakonisht të qeta dhe dukej se nuk ishin të shqetësuara nga prania jonë. Nëna vazhdon të ecë para, duke sinjalizuar foshnjën që të fshihet pas shkurreve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY