EMRAT/ Kuvendi zgjedh dy nënkryetarët dhe kryesuesit e komisioneve të përhershme parlamentare

EMRAT/ Kuvendi zgjedh dy nënkryetarët dhe kryesuesit e komisioneve të përhershme parlamentare

123
0
Shares

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare ku deputetët votuan Edi Palokën nga PD dhe Vasilika Hysin nga PS si dy nënkryetarë të Parlamentit.
Gjithashtu, u miratuan një seri vendimesh që kanë të bëjnë me organet e ndryshme të strukturës parlamentare.
Komisioni i Ligjeve do të ketë kryetar Ulsi Manjën, ndërsa n/kryetar Eduard Halimin.
Integrimi do drejtohet nga demokrati Pollo me n/kryetar Bledi Çuçin.
Në krye të Komisionit të Jashtëm do të jetë Mimi Kodheli, ndërsa zv/kryetare Klajda Gjosha e LSI-së. Siguria do të drejtohet nga Ermonela Felaj, me n/kryetar Flamur Nokën.
Në krye të Ekonomisë rikonfirmohet Erjon Braçe, ndërsa n/kryetare do të jetë Jorida Tabaku. Veprimtaria Prodhuese ka përsëri kryetar Eduard Shalsin dhe n/kryetar Florion Mimën.
Për Shëndetësinë, PD ka pranuar t’ia lërë drejtimin LSI-së me Petrit Vasilin dhe n/kryetare Elisa Spiropalin.
Ndërsa Arsimi dhe Media do drejtohen nga Albana Vokshi dhe n/kryetare Milva Ekonomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY