DETAJE/ Vrasja e Gaz Çollakut, mbërrin në gjykatë ekspertiza e GPS të...

DETAJE/ Vrasja e Gaz Çollakut, mbërrin në gjykatë ekspertiza e GPS të makinës së të pandehurit Denis Shtraza

595
0
Shares
Gazmend Collaku

Mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda ekspertiza e gjurmuesit të vendndodhjes së automjetit, me të cilin ka udhëtuar Denis Shtraza ditën e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Ekspertiza nuk u shqyrtua si provë në seancën e sotme, për shkak se nevojitet një urdhër ekzekutimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Seanca e radhës për këtë proces u shty më 21 shtator.
Avokatët dhe vetë i pandehuri Shtraza pretendojnë se rrëmbimi i Çollakut është bërë me veturë “Audi” dhe jo me një “Benz ML” që iu ekspertua sistemi GPS.
Deniz Shtraza dhe i ndjeri Ervin Dalipaj kanë qenë të bashkakuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Ky i fundit u gjet i pajetë me 4 plumba në kokë mëngjesin e 6 janarit të vitit të kaluar, dy ditë pasi ishte rrëmbyer në parkingun e një restoranti në Durrës. Pas vrasjes së ish-oficerit te policisë Ervin Dalipaj, procesi vijon vetëm kundër Shtrazës, i cili nuk ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura kundër tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY