FOTO/ Itali, kërcënonte gruan dhe fëmijët me hanxhar, arrestohet shqiptari

FOTO/ Itali, kërcënonte gruan dhe fëmijët me hanxhar, arrestohet shqiptari

88
0
Shares

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë në familje, pasi kërcënonte gruan dhe dy fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Reggio Emilia, ku jetonte çifti.
Sipas dëshmisë së gruas në polici, 43-vjeçari Q. N., e kishte kërcënuar gruan me hanxhar se do ta vriste. Madje kishte kërcënuar edhe dy fëmijët e tij, të moshës 13 dhe 14 vjeç.
Urdhri i arrestit për shqiptarin u lëshua nga gjyqtari në Gjykatën e Sulmona, me kërkesë të prokurorit. Hetimi nisi më 1 shtator pasi gruaja shkoi të denonconte bashkëshortin e saj, duke thënë se ishte në rrezik për jetën dhe prej shumë vitesh dhunohej fizikisht.
Kohët e fundit, ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar të qëndronte te disa të afërm të saj në Abruzzo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY