Gratë i braktisin, burrat në komisariat: S’kemi gjurmë prej tyre

Gratë i braktisin, burrat në komisariat: S’kemi gjurmë prej tyre

71
0
Shares

Dy burra, njëri në Tiranë dhe tjetri në Librazhd e kanë gjetur veten në dyert e policisë duke denoncuar zhdukjen e grave.
Sipas burimeve zyrtare, gjatë ditës së djeshme, 31-vjeçari B.I., banues në Tiranë, kallëzon se, më 11 shtator i është larguar nga banesa bashkëshortja, E.I., 23 vjeçe.
Ai ka thënë para uniformave blu se nuk e ka gjetur as tek familjarët, duke u shprehur i shqetësuar se ku mund të ndodhet.
Aktualisht po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.
Rasti i dytë ka ndodhur në Librazhd, ku një burrë ka denoncuar po gjatë së martës, zhdukjen e bashkëshortes.
N.B., 53 vjeç, banues në fshatin Dardhë, ka thënë para uniformave blu se qysh nga data 7 shtator, nuk di ku ndodhet bashkëshortja S.B., 46 vjeçe.
Burri ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur probleme, duke u shprehur i shqetësuar për çfarë mund të ketë ndodhur.
Nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY