EMRI/ Tavolinë pokeri dhe kompjutera brenda në lokal, arrestohet biznesmeni

EMRI/ Tavolinë pokeri dhe kompjutera brenda në lokal, arrestohet biznesmeni

72
0
Shares

Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.  Raportohet se biznesmeni nga Tirana ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit në lokalin në rrugën Halit Bega në përdorim prej tij. Policia njofton se ka arrestuar 37 vjeçarin Shpëtim Nazifi, 37 vjeç, banues në Tiranë. 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Një tavolinë pokeri.

– Dy valixhe me fisha lojërsh fati.

– 1 televizor

– 4 njësi kompjuteri

– 6 monitor

– 6 tastiera

– 1 kasë për prerje biletash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY