Hapet Unaza e Madhe, reagon ish n/kryetari i Bashkise: Kërkoni ndjesë që...

Hapet Unaza e Madhe, reagon ish n/kryetari i Bashkise: Kërkoni ndjesë që e zvarritët këtë vepër

87
0
Shares

Sot me ne fund u perurua segmenti 2,1 km i Unazes se Madhe te Tiranes. Tutje ekzaltimit te pavend te Rames dhe Veliajt, me duhet te rikujtoj se stafi i Bashkise se Tiranes, kur kjo drejtohej nga Basha, punoi plot nje vit, nga viti 2011 deri ne 2012 per te pergatitur kete projekt, ndersa qeveria Berisha siguroi financimin e saj qe ne vitin 2012.

Unaza duhet te kishte perfundur ne vitin 2014. Por mesa duket, 2.1 km e saj nuk ishin asnjehere prioritet as per qeverine Rama dhe as per K/Bashkiakun Veliaj.

Megjithe zelllin e ketyre dy te fundit sot per ta shitur si nje “pune te tyren te kryer”, fakti esht qe ky segment kaq i rendesishem duhej te ishte ne funksion 3 vite me pare. Ne keto tre vite trafiku i Tiranes do te ishte ndjeshem me i lehtesuar, Tirana do te kishte me pak ndotje dhe zhurme, qytetaret e Komunes se Parisit dhe te Unazes se Re nuk do tu duhej te humbnin ore te tera per te mberritur ne shtepite e tyre, por edhe ata qytetare qe leviznin nga veri ne jug te vendit dhe anasjelltas, nuk do tu duhej te humbnin ore te tera dhe shpenzime karburanti ne trafikun rraskapites te Tiranes.

Prandaj nje thirrje me shume qytetari per Edi Ramen dhe Erion Veliajn: me pare te se nxirrni video apo te beni selfie, me pare se te gezoni mbi “suksesin e nje pune te kryer”, kerkoni nje ndjese qe e zvarritet per 3 vite kete veper. Tutje faktit qe tashme jeni bere “mjeshtra” ne vjedhjen e meritave te te tjereve, minimalisht duheshin falenderuar kryeministri dhe kryebashkiaku i meparshem per kete veper. Dhe eshte hera e trete qe silleni keshtu, pas projetit te “Pazarit te Ri” dhe te Bulevardit te Tiranes. Te pakten mos e perserisni me per here te katert!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY