EMRAT/ Seanca e parë e Kuvendit, dy deputetë të PS-së nuk e...

EMRAT/ Seanca e parë e Kuvendit, dy deputetë të PS-së nuk e fshehën zemërimin pse u lanë jashtë qeverisë

468
0
Shares

Të paktën dy deputetë të PS-së, nuk e fshehën zemërimin e tyre sot, sipas mënyrës së tyre, pse janë lënë jashtë qeverisë.
Në mënyrë të përsëritur ra në sy sjellja e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm.
Vendi që ai kishte zgjedhur sot, në seancën e parë të Kuvendit, ishte i ulur krejt i vetëm dhe indiferent në fund të sallës së seancave plenare
Një ditë më parë, Saimir Tahiri “bojkotoi” mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Edhe kur u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ish-ministri Tahiri, ishte ndër të parët që u largua nga kjo mbledhje, pasi emir i tij nuk ishte ndër emrat e ministrave të rinj të kabineti ‘Rama 2”.
Ndërkohë, një mënyrë “origjinale” ka zgjedhur për të shprehur zemërimin e tij, edhe deputeti Erion Braçe.
Pavarësisht se kryeministri Edi Rama dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, u dha urdhër deputetëve të PS-së të mos mungojë asnjë në seancën e sotme plenare, ky urdhër është injoruar nga
Erion Braçe i cili mungoi sot, ndërsa nuk dihet nëse do të paraqitet në seancën e pasdites në orën 18:00.
Për gjatë gjithë kohës para shpalljes së qeverisë së re prej kryeministrit Edi Rama, mediat “e emëruan” Erion Braçen, ministër të Bujqësisë. Por, pas zbardhjes së emrave të qeverisë së re, në media u përfol se Braçe u zhgënjye shumë nga kryeministri Rama pasi priste të merrte ministrinë e bujqësisë. DRONI.al

Foto Arkiv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY