HISTORIA/ Braktisa familjen për shokun e ngushtë të burrit, por në fund...

HISTORIA/ Braktisa familjen për shokun e ngushtë të burrit, por në fund ai…

198
0
Shares

Një 27-vjeçare u nda nga partneri i saj me të cilin ka dhe një djalë 2 vjeç, pasi filloi të kishte marrëdhënie me shokun e ti. Kur vendosi që të ndahej nga burri për të jetuar me shokun e tij, ai i bëri atë që kurrë nuk e kishte menduar. Pas ngjarjes që e tronditi ajo i ka shkruar një letër psikologes së ‘The Sun’ duke i kërkuar ndihmë.

Letra e gruas

“E dashur psikologe… më duket se i kam hapur vetes një telash shumë të madh. Unë kam një djalë 2 vjeç me partnerin tim që jam e lidhur prej tre vitesh. Një ditë kishim dalë me partnerin dhe një shokun e tij nga ushtria. Atë natë kaluam shumë mirë së bashku por kur ikëm në shtëpi shkëmbyem numrat e telefonit me të. Dy ditë më vonë ai më nisi një foto të vetes nudo në Snapchat. Nuk dija ç’të bëja por isha shumë kurioze për më shumë. Nuk vonoi dhe ai vazhdoi të më provokonte me të tilla foto e unë nuk u përmbajta më, i dërgova veten të zhveshur. Një javë më pas u takuam në shtëpinë e tij dhe bëmë seks. Ishte fantastik! Vazhduam kështu për rreth 3 muaj dhe unë tani vendosa që të ndahesha me partnerin që të jetonim të lirë dashurinë tonë. Por… tani që u ndava, shoku i burrit më bëri ‘bllok’ në të gjitha rrjetet sociale dhe u zhduk.”

Përgjigjja e psikologes

“E kuptoj që situata në të cilën e ke futur veten është e vështirë, por duhet të mendosh me ftohtësi. Është e qartë që ai të donte vetëm për seks dhe në momentin e parë që ti kërkove një angazhim me të, ai u zhduk. Kthehu tek babai i djalit tënd dhe përpiqu të ndezësh edhe një herë ‘zjarrin’ mes jush. Mendo për djalin tënd”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY