FOTO/ Presidenti Ilir Meta priti sot Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni

FOTO/ Presidenti Ilir Meta priti sot Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni

86
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).
Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës.
Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, e siguroi Eminencën e Tij për mbështetjen e Presidentit në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY