DETAJE/ Belgët kërkojnë ndihmën e Policisë shqiptare për vrasjen e Kreshnik Gjinit

DETAJE/ Belgët kërkojnë ndihmën e Policisë shqiptare për vrasjen e Kreshnik Gjinit

449
0
Shares

Një ditë pas vrasjes së shqiptarit Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikë, autoritetet e Brukselit kërkojnë ndihmën e homologëve shqiptarë për të zbardhur krimin.
Nga hetimet e deritanishme të policisë belge, ka dyshime të forta se vrasja e 31-vjeçarit shqiptar mund të jetë bërë për hakmarrje nga disa shqiptarë të tjerë, raporton TVKlan.al.
Kanë qenë dy persona të maskuar që qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë. Hetuesit belgë nuk kanë asnjë të dhënë sa i përket identitetit të dy vrasësve. Ndërsa, hetimet janë përqendruar në disa vrasje që kanë ndodhur në të kaluarën dhe që dyshohet se kanë lidhje me viktimën.
Cristina, e dashura e Kreshnik Gjinit, u tha hetuesve belgë se një vit më parë është vrarë në Shqipëri daja i 31-vjeçarit. Bëhet fjalë për ish-drejtorin linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, Sajmir Jaku, i cili u ekzekutua më 9 shtator 2016 në Rrëshen.
“Për një vit, ai ndihej i kërcënuar”, deklaroi e dashura e Kreshnikut para hetuesve.
Kur ende nuk është zbardhur vrasja e dajës (Sajmir Jaku), 3 ditë para 1-vjetorit u ekzekutua dhe nipi (Kreshnik Gjini).
Pikërisht në këtë pikë, policia belge ka përqëndruar hetimet dhe ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare.
Hetuesit e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit kanë arsye dhe dyshime të forta besojnë se vrasja e dajës dhe nipit të kenë lidhje.
Ata po shkëmbejnë informacion me palën belge për të koordinuar hetimet dhe për të zbardhur vrasjen e 31-vjeçarit në Belgjikë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një konflikt mes dy familjeve të njohura në Rrëshen.

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku

-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.

-Më 6 shtator 2017 (dje), u vra Kreshnik Gjini(nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë

Pista e hetimit që po ndiqet aktualisht nga policia belge në bashkëpunim me policinë shqiptare, është kjo: Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë për hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit.
Për hetuesit belgë ka folur edhe menaxheri i lokalit në Belgjikë, ku Kreshnik Gjini punonte si kamarier. Menaxheri është Ali K., i cili në fakt është një i afërm i 31-vjeçarit që u ekzekutua. “E konsideroja si djalin tim të tretë”, ka thënë ai i pikëlluar për vrasjen e Kreshnikut.
Mister vijon të mbetet arsyeja përse u ekzekutua Sajmir Jaku në Rrëshen, çka do të zbardhte historinë e plotë të hakmarrjes së dyshuar mes palëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY