VIDEO/ Memaliaj e Kakavijë, goditen dy raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve...

VIDEO/ Memaliaj e Kakavijë, goditen dy raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike

60
0
Shares

Dy raste të prodhim -shitjes dhe të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike janë goditur në Memaliaj dhe Kakavije. Për pasojë janë sekuestruar 23 kg e 700 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Mësohet se është arrestuar në flagrancë një person, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Memaliaj
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP., Gjirokastër u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
S. Z. 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç, Memaliaj.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 05.09.2017, në aksin rrugor Kalivç-Krahës, shtetasi S. Z., me automjetin e tij “Fiat Punto”, pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi, ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Më pas ky shtetas ka braktisur automjetin në fshatin Krahës.
Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr., e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Kakavije
Gjithashtu më datë 05. 09. 2017, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
E. R., 19 vjeç, banues ne fshatin Çermë, Lushnje, pasi…
Më datë 05.09.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt shtetit Grek.
Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, në trup iu gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Pesha totale e lëndës ishte 200 gram.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Qarku GjirokastërGoditen dy raste të prodhim -shitjes dhe të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Memaliaj dhe Kakavije.Sekuestrohen 23 kg e 700 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër. Memaliaj:Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë shpallja në kërkim e shtetasit :S.Z. 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç, Memaliaj. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi:Më datë 05.09.2017, në aksin rugor Kalivç-Krahës, shtetasi S.Z, me automjetin e tij "Fiat Punto", pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi, ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Më pas ky shtetas ka braktisur automjetin në fshatin Krahës.Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi. ———————————Kakavije:Gjithashtu më datë 05.09.2017, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : E.R, 19 vjeç, banues ne fshatin Çermë, Lushnje, pasi:Më datë 05.09.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt shtetit Grek.Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, në trup iu gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Pesha totale e lëndës ishte 200 gram. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 6 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY