Elbasan, sherri në lokal, qëllohet dy herë me thikë adoleshenti 15-vjeçar

Elbasan, sherri në lokal, qëllohet dy herë me thikë adoleshenti 15-vjeçar

68
0
Shares

Një adoleshent 15-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u qëllua dy herë me thikë pas një sherri, jashtë një lokali ne Elbasan.
Policia e Elbasanit bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar që plagosi me thikë 15-vjeçarin në ambientet e jashtme të një lokali gjatë një konflikti të çastit.
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e I. K., 16 vjeç banues në Elbasan, njofton policia.
Ky person, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S. P., 15 vjeç banues në Elbasan.
Sipas policisë, i riu S. P., ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY