VIDEO & FOTO GALERI/ Durrës, gjendet kanabis në një dyqan, shpallet në...

VIDEO & FOTO GALERI/ Durrës, gjendet kanabis në një dyqan, shpallet në kërkim një person

117
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “The Shop”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen Nr. 17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY