VIDEO & DETAJE/ Tiranë, historitë e bujshme të pronarit të linjës së...

VIDEO & DETAJE/ Tiranë, historitë e bujshme të pronarit të linjës së autobusëve që u arrestua sot për vënie eksplozivi

779
0
Shares

Policia e Tiranë s arrestoi dje një person i cili ishte dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.
Burimet zyrtare saktësuan se shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05. 09. 2017 në kuadër të operacionit “Deja Vu”, ndaluan Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është Dokumentohet me prova ligjore që ky person është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09. 12. 2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të A. P., 65 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 25. 02. 2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të A. B., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr ” dhe ” Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.

Por kush është Eduart Dushku? Emri i tij rezulton i njohur edhe për të tjera ngjarje për Policinë.
Së fundmi, policia ka njoftuar ne date 12 gusht te vitit 2017 për një ngjarje te ndodhur në Sauk, ku thuhej se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie dy persona.
“Për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë. Shërbimet e policisë të Komisariatit nr. 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë”, njoftonte policia.
Por ai është arrestuar edhe ne vitin 2012, pasi ishte në kë rkim pë r vrasjen e ndodhur në vitin 2011.
Konflikti në Tiranë, Eduard Dushku kërkohej për vrasjen e Avdulla Vrapit.
“Një person i kërkuar për vrasje në shtator 2011, u arrestua nga Policia e Tiranës. Burimet zyrtare thanë se policia arrestoi një person të shumëkërkuar, i cili u kap me një armë pa leje pranë ish-Profarmës.
Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë dje në pranga në afërsi të ish-Profarmës në Tiranë”, njoftonte atë herë Policia.
Burimet zyrtare thanë se ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Eduard Dushku, sipas Prokurorisë, është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011.

 

Vrasja në vitin 2011

Sipas kërkesës për gjykim, vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku.
Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.
Gjatë një zënke me Albert Vrapin, në tentativë për t’u mbrojtur, Dushku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Për pasojë gjeti vdekjen Abdulla Vrapi, i cili kur ka parë që është drejtuar arma, i ka dalë para të birit duke i pritur vetë plumbat.
Miku i të dyshuarit Besnik Tresa ndodhej pranë vendit të ngjarjes e menjëherë pasi u krye krimi, e ndihmoi Dushkun duke u larguar nga vendngjarja, pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe duke e strehuar atë në një hotel në Rrugën e Elbasanit, shkruan “Panorama”.
Tresa u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit, të cilën ia kishte marrë autorit. Ndërsa autori, arriti të arratisej duke u shpallur në kërkim nga policia, megjithëse u arrit të provohej autorësia e tij.
Ngjarja për të cilën akuzohet Eduard Dushku ka ndodhur më 22 gusht 2011, kur Besnik Tresa, shofer i linjës Sauk-Shkolla e Baletit, gjatë kohës që po lëvizte në drejtim të një kompleksi, në një pjesë të ngushtë të rrugës është fërkuar me pasqyrën e mjetit tip “Benz 240”, e drejtuar nga Albert Vrapi. Tresa, pas incidentit, ka lajmëruar pronarin Dushku, duke e vënë në dijeni, shkruan “Panorama”.
Kur Albert Vrapi ka nisur të debatojë me punonjësit Tresa, Dushku ka ndërhyrë duke i kërkuar Albert Vrapit të largohej dhe të mos krijonte probleme. Debati ka precipituar në veprime të dhunshme, ku të dyja palët kanë filluar të goditen me sende të forta.
Gjatë përleshjes Dushku ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, duke vrarë Abdulla Vrapin, babanë e Albertit, i cili ishte përfshirë në konflikt së bashku me persona të tjerë me lidhje fisnore me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY