EMRI & VIDEO/ Belgjikë, vritet një shqiptar

EMRI & VIDEO/ Belgjikë, vritet një shqiptar

219
1
Shares

Një 31-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mesnatën e ditës së martë dhe të mërkurë në Saint-Denis në komunën e Forestit në Belgjikë.
Sipas mediave belge, viktima i identifikuar si Niko K., ishte në një lokal nën shoqërinë edhe të një personi tjetër. Në momentin që dolën nga kafeneja, ata shkuan drejt makinës së tyre të parkuar.
Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, u qëllua me armë nga dy persona të paidentifikuar. Ai ndërroi jetë menjëherë.
Mediat lokale shkruajnë se dyshohet që vrasja të ketë lidhje me një hasmëri mes disa shqiptarëve. Megjithatë, nuk jepen detaje të tjera dhe nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.
Ndërsa personi që ishte së bashku me 31-vjeçarin që u ekzekutua, nuk pësoi asnjë lëndim. Ai i tha policisë belge se dy vrasësit u arratisën drejt një zone pyjore. Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja të shkrehura nga arma me të cilën u vra 31-vjeçari.
Gëzhojat dhe provat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në laboratorin e policisë federale për t’u ekzaminuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY