Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, Ilir Meta thërret ambasadoren kroate

Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, Ilir Meta thërret ambasadoren kroate

54
0
Shares

Çështja e ekstradimit të mundshëm të Ismail Morinës nga Kroacia në Serbi, ka vënë në lëvizje, Presidentin Ilir Meta.
Mësohet se Meta ka thirrur në Presidencë, ambasadoren e Kroacisë në Shqipëri, Sanja Bujas-Juraga.
Meta ka shprehur shqetësimin në emër të mijëra shqiptarëve të shqetësuar për sigurinë e Morinës.
Takimi u zhvillua në Presidencë në mesditë, pikërisht kur pritej firma e ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e Morinës në Serbi, i vetmi që mund ta anulojë vendimin.
Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme të Kroacisë, publikuar dje, ku justifikohet ekstradimi i tifozit shqiptar drejt Serbisë, thuhet se, “Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim, në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuar se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”.
Po sot ka reaguar edhe Serbia: Nela Kuburoviç, ministrja e Drejtësisë së këtij shteti, garantoi se Morina në Serbi do të ketë një gjykim të drejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY