Skema e re, agjencitë që do të shkrihen nga Ministria e Arsimit

Skema e re, agjencitë që do të shkrihen nga Ministria e Arsimit

122
0
Shares

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bëri publike dje një tabelë të agjencive të reja që krijohen në Ministrinë e Arsimit nga shkrirja e disa prej instituteve dhe agjencive aktuale. Tabela duket se është projekti që Ministria e Arsimit do t’i paraqesë mbledhjes së qeverisë ku në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor do të përfshihen Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe shumë institute për kërkim-zhvillim. Gjithashtu, Agjencia për Zhvillimin dhe Financimin e Shkencës dhe Inovacionit do të ketë në përbërje të saj edhe Agjencinë Kombëtare të Certifikimit Elektronik, Agjencinë e Kërkimit dhe Inovacionit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit. Tek Entet Rregullatore të kësaj ministrie, Autoriteti Shqiptar për Cilësinë e Arsimit Parauniversitar do të shndërrohet në Inspektoratin e Arsimit. 

21272286_1358449480934418_6279752102673013575_n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY