Si do të vijë Lufta e Tretë Botërore

Si do të vijë Lufta e Tretë Botërore

120
0
Shares

Inteligjenca artificiale dhe jo qëndrimi bërthamor në Gadishullin Korean, ka shumë gjasa të shkaktojë luftën e ardhshme botërore.
Elon Musk, pronari vullkanik i Tesla, SpaceX, Hyperloop dhe një numri kompanish të tjera, të gjitha me një normë të lartë inovacioni, ka tronditur me parashikimet e tij për të ardhmen e botës dhe për një luftë të tretë botërore të nxitur nga inteligjenca artificiale.
Pikënisjet janë dy: nga njëra anë një tjetër provë bërthamore nga Koreja e Veriut, këtë herë shkatërruese, me një bombë me hidrogjen të shpërthyer në malin Punggye-ri, e cila shkaktoi një seri tërmetesh disa sekondëshe, të vlerësuar 6.3 dhe 4.6 gradë të shkallës Richter. Nga ana tjetër, deklaratat e Vladimir Putinit, të bëra gjatë një transmetimi satelitor të premten e kaluar, për të uruar më shumë se një milion studentë rusë për nisjen e vitit shkollor, i cili thotë se “inteligjenca artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë njerëzimin, ka mundësi të mëdha, por edhe rreziqe të cilat janë të vështira për t’u parashikuar, dhe kushdo që bëhet udhëheqës në këtë fushë, do të jetë sunduesi i botës”.
Musk, i cili është thellësisht i përfshirë në këtë sektor – vetëm mendoni për automatizimin e Teslës së tij – është po ashtu kritik ndaj rreziqeve që lidhen me zhvillimin e rrjeteve nervore gjithnjë e më të sofistikuara, dhe inteligjencës artificiale të aftë, herët a vonë, që të marrë në një moment të caktuar, një autonomi të plotë pa mbikëqyrjen e njeriut. Ai gjithashtu ka themeluar, bashkë me të tjerë, OpenAI, një fondacion kërkimor për ta orientuar këtë fushë drejt qëllimeve paqësore. Korrikun e kaluar, sipërmarrësi nga Afrika e Jugut me banim në SHBA ftoi qeveritë, për shembull, të rregullojnë sektorin, duke krijuar rregulla dhe parime që të udhëheqin hapat e viteve të ardhshme. Pak ditë më parë, ai i bëri një apel të fortë OKB-së, për të ndalur garën e Armëve të Pavarura, të firmosur me 116 sipërmarrës dhe ekspertë të tjerë të mbledhur në Konferencën Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale në Melbourne.
Këtë temë e ka kaq për zemër, saqë iu rikthye dhe në Twiter. Dje, në profilin e tij, ai fillimisht hodhi një artikull mbi fjalimin e Putinit dhe më pas nxiti një diskutim të gjatë, në të cilin vazhdoi të merrte pjesë me disa përgjigje në këtë temë. “Kina, Rusia, së shpejti të gjitha kombet e forta në teknologjinë e informacionit” do të zhvillojnë sisteme të inteligjencës artificiale, thotë ai. “Gara për superioritetin mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore”. Mesazhi i fshehur është se kjo garë ka të ngjarë të jetë më komplekse dhe e rrezikshme për fatin e popullsisë së botës, se sa ajo që po ndodh me Penianin.
Më vonë, në fakt, Musk kthye të nënvizojë – në një lloj parashikimi apokaliptik të të ashtuquajturit singulariteti teknologjik, që është koha kur inteligjenca artificiale do të tejkalojë atë njerëzore – “se si një konflikt i ri ndërkombëtar mund të fillojë jo nga udhëheqësit e vendeve të ndryshme, por nga një prej sistemeve të tyre të inteligjencës artificiale, nëse ky sistem do të vendosë se një sulm parandalues është rruga ideale për fitoren”. Me pak fjalë, alarmi është gjithmonë i njëjtë: nuk do jetë më e nevojshme për dikë që të shtypë butonin e kuq, sepse makinat mund ta bëjnë vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY