Avokati i Popullit apelon për fëmijët e braktisur shqiptarë: Kuroni origjinën e...

Avokati i Popullit apelon për fëmijët e braktisur shqiptarë: Kuroni origjinën e problemit

72
0
Shares

Institucioni i Avokatit të Popullit, apelon që zgjidhja e vetme e problemit të braktisjes masive të fëmijëve shqiptarë në rrugët e vendeve të huaja, të gjendet te kurimi i origjinës së problemit që e gjeneron këtë fenomen: varfërisë së skajshme, pabarazisë shoqërore dhe mungesës së theksuar të vëmendjes shtetërore për fëmijët dhe shtresat e tjera vulnerabël në vend.
Në disa media është njoftuar prania e të miturve shqiptarë të pashoqëruar, në rrugët e Italisë. Edhe më herët (2016) Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin për këtë dukuri për të cilën sinjalizon shpesh edhe shtypi apo institucionet e vendeve të prekura.
Shpesh, raportohet se menjëherë sapo udhëtojnë në vende perëndimore, kryesisht Itali, prindër të familjeve të varfra shqiptare, i udhëzojnë fëmijët e tyre të mitur që të vetëdeklarohen në mënyrë fiktive si të braktisur dhe të përfitojnë kështu mbrojtje sociale, siç është detyrim ligjor në këto vende të BE-së.
Fenomeni përbën një këmbanë alarmi për autoritetet publike shqiptare. Institucioni i Avokatit të Popullit, vëren me shqetësim se ato që nuk po funksionojnë, janë mekanizmat lokalë për adresimin e kësaj çështjeje komplekse e mbi të gjitha për parandalimin e këtij fenomeni, si dhe për rikthimin e sigurt dhe të mbështetur të fëmijëve pranë familjeve të tyre.
Zgjidhja më e mirë e problematikës është vetëm zgjidhja e çështjeve në burimin e tyre ndaj edhe qeveria shqiptare duhet ta shohë këtë zgjidhje me përparësi e t’i përkushtojnë asaj të gjitha mjetet e duhura.
Avokati i Popullit është i mendimit se autoriteteve tona qendrore u takon përgjegjësia jo vetëm për mbrojtjen e fëmijëve, por edhe për të shtuar dhe zhvilluar mjetet për përmirësimin e pozicionit të fëmijëve në shoqëri, arsim, kujdes social dhe dalje nga varfëria.
Institucionet tona dhe të gjithë ne duhet të bashkëpunojmë dhe të kuptojmë se interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë prioriteti ynë i përbashkët.
Avokati i Popullit nënvizon se është thelbësore që institucionet tona të tregojnë:
• Kujdes dhe mbrojtje ndaj fëmijëve, siç parashikohet në Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
• Standarte më të larta të shendetit dhe aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor.
• Të drejtën për arsimim falas dhe të mundësueshëm për të gjithë fëmijët.

• Asistencë të veçantë për prindërit dhe kujdestarët ligjorë në ushtrimin e përgjegjësive të tyre për mirërritjen e fëmijëve.
Ftojmë të gjitha institucionet, individët dhe grupet që të bashkohen në punën për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të veprojnë e të marrin vendimet në interesin më të mirë të tyre.

AVOKATI I POPULLIT
Zyra e Shtypit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY