Nuk ka më azil me motiv “gjakmarrjen”, ju tregojmë arsyen

Nuk ka më azil me motiv “gjakmarrjen”, ju tregojmë arsyen

98
0
Shares

Nëse deri më sot të gjithë mund të kërkonin azil me motiv gjakmarrjen, qoftë ky edhe i rremë, tashmë do ta kene te pamundur sepse do te zbulohen shpejt. Kjo pasi eshte krijuar baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri nga Policia e Shtetit. Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve.
Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përforin këtë motiv për të kërkuar azil.
Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja.
Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje.
Administrimi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalimin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë së Shtetit duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen e informacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY