Arrestohet me automatik në dorë italiani, do vriste dy shqiptarë

Arrestohet me automatik në dorë italiani, do vriste dy shqiptarë

741
0
Shares

Një italian është arrestuar nga policia. 41 vjecari me automatik në dorë po ndiqte dy shqiptarët pëer ti vrarë. Gianluigi Recrosio u kap teksa rrihte me grushta një djalë të zonës, në lagjen Giambellino, për t’i treguar se ku ishin fshehur dy shqiptarët.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas një sinjalizimi anonim. Pasi e ndaluan Recrosion, iu sekuestrua arma, një automatik Zastava M70, i prodhuar në ish-Jugosllavi. Në xhepa iu kap një karikator me 28 plumba dhe 20 fishekë të tjerë.
Sipas Corriere della Sera, Recrosio ka një karrierë të pasur kriminale: tentativë vrasjeje që kur sapo kishte mbushur moshën madhore, një seri precedentësh për shpërndarje droge, llogarinë e fundit me drejtësinë e ka pasur në qershor. Arma, Zastava M70, faktikisht Kalashnikov i prodhuar në Jugosllavi, ishte modifikuar, duke i prerë qytën për ta fshehur më lehtë.
Të arrestuarit iu sekuestrua edhe një motor i vjedhur. Ai akuzohet për “zotërim dhe mbajtje abuzive të armëve luftarake, kërcënim, rezistencë karshi zyrtarit publik
I arrestuari shpjegoi se “dy shqiptarët që njihja më kërcënuan nënën me vdekje”. Gruaja, 74 vjeç, jeton në atë pallat dhe të shtunën në mëngjes kishte thirrur të birin për t’i treguar për grindjen. Në këtë mënyrë, ai përshkoi qytetin, nga Corvetto ku jeton në Giambellino, me Kaëasaki e Kalashnikov, për të marrë hak.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY