Koreja e Veriut lëshoi bombën e tmerrshme, 8 herë më e madhe...

Koreja e Veriut lëshoi bombën e tmerrshme, 8 herë më e madhe se ajo e Hiroshimës

309
0
Shares

Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer një test bombe me hidrogjen, duke e shpallur atë si “një sukses të plotë”.

 

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar imazhe që shfaqin udhëheqësin Kim Jong duke nënshkruar urdhrin për të kryer testin bërthamor.

 

Vlerësimet e menjëhershme mbi madhësinë e shpërthimit të së dielës, kanë ngritur alarmin, duke thënë se bëhet fjalë për bombë 8 herë më të fuqishme se sa ajo që u hodh në Hiroshimë në vitin 1945.

 

Qeveria japoneze ishte e para që njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një lëkundjeje të shkaktuar, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN.

 

Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregojnë se një shpërthim shkaktoi një lëkundje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit, duke ngitur kështu dyshimet e para për test bërthamor.

 

Bomba e hedhur nga SHBA-ja në Nagasaki në gusht 1945 ishte rreth 20 kilotonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY