Fevziu tregon të fshehtat e emisioneve të vështira: Gruaja më dërgoi mesazh...

Fevziu tregon të fshehtat e emisioneve të vështira: Gruaja më dërgoi mesazh kur u zemërova me Lamen

476
0
Shares

E dini çfarë mesazhi i ka ardhur kur i tha Lames “pushooo”? gazetari Blendi Fevziu e thotë, në një rrëfim pa shkop, por me drejtim të qartë në një intervistë për revistënëho.com. Bashkë me miqësitë e prera me Berishën a Lubonjën, a me ata që i kanë ikur nga studio, sepse edhe Blendit i ikin nga studio.

 

Nga Eraldo Rexho / Fotot: Pirro Beati

 

Gazetari më i famshëm, por edhe më trendy duhet thënë. Bën lajm kostumi, kombinimi, ngjyra e këpucëve, orat sidomos… Sa i dhënë jeni pas modës?

 

B.F: Jo ndonjë pasionant i madh. Padyshim që më tërheqin vëmendjen gjërat e bukura!

 

Sa kostume, këmisha, kollare, këpucë ka në garderobën tuaj?

 

B.F: Nuk e di, nuk i kam numëruar kurrë. Po më shumë se sa garderobë e imja është garderobë e punës. Dmth është një lloj uniforme që unë e vesh çdo natë.

 

Ku e bën pazarin Blendi?

 

B.F: Varet nga lloji i pazarit. Zakonisht ku mundem.

 

Markat e preferuara? Stilisti i preferuar?

 

B.F: Nuk kam fiksime. Marka e preferuar është ajo që më rri mirë, ndërsa stilisti ai që më tërheq për momentin.

 

Sa të pasur ju ka bërë “Opinioni”?

 

B.F: Më ka mundësuar një jetë shumë të mirë, një jetë që nuk e bën dot kushdo, por pasuria është gjë tjetër dhe më e madhe.

 

 

A do ndryshonit diçka 20 vjet më pas, një ide, një platformë, një plan…

 

B.F: Unë besoj se ne ndryshojmë çdo ditë nga pak. Prezantuesi i sotëm s’ka asgjë të ngjashme me atë të fillimit 20 vjet më parë. Për fat të keq, njerëzit mendojnë si ndryshim vetëm formën dhe jo përmbajtjen. Unë besoj se forma nuk ka nevojë të ndryshojë kur një emision krijon një raport me shikuesin, sepse ai identifikohet me të. Forma ndryshon zakonisht kur dështon.

 

A jeni penduar për emisionet soft?

 

B.F: Jo, janë pjesë e jetës dhe shoqërisë shqiptare. Je i detyruar të respektosh edhe ata që shohin dhe i pëlqejnë ato.

 

Ç’marrëdhënie keni me prezantuesit, artistët?

 

B.F: S’e di, korrekte besoj. Marrëdhënie kam me miqtë. Nuk është se njoh shumë njerëz.

 

Ku ndryshojnë ata me politikanët?

 

B.F: Politikanët kanë më shumë besim në vetvete. Dhe nuk kanë nevojë të ndihen të rëndësishëm. Me artistët ndodh shpesh e kundërta, nuk kanë aq besim tek vetja dhe duan ta deklarojnë në të gjitha format që janë të rëndësishëm.

 

Cilët vonohen më shumë?

 

B.F: Politikanët thuajse nuk vonohen kurrë!

 

Di që jeni shumë i rreptë kur vjen puna për orarin e programit, keni lënë ndonjë jashtë për shkaqe të vonesës?

 

B.F: Kur emisioni kaloi nga ai strikt politik, 4 herë në javë; kur futëm edhe temat mikse, që në emisionin e parë dy vajza erdhën me vonesë. Ne i lamë jashtë dhe filluam në orarin e caktuar. Kjo ndodhi edhe të nesërmen. Që nga ajo ditë askush s’ka ardhur më vonë dhe në 10 vitet e fundit, “Opinion” edhe kur ka qenë regjistrim, nuk ka nisur kurrë qoftë edhe me 1 minutë vonesë.

 

Ju jeni i fundit që keni intervistuar personazhe shumë të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë… Jeni krenar për këtë?

 

B.F: Ndër gjërat për të cilat falenderoj shpesh Zotin. E nisa karrierën herët, kur isha vetëm 28 vjeç isha në transmetim dhe pata fatin të intervistoj një pjesë të protagonistëve të historisë së Shqipërisë që nuk kishin folur kurrë.

 

E keni menduar ndonjëherë mbylljen e “Opinion”, do të vazhdojë ai edhe 20 vitet e ardhshme?

 

B.F: Një emision që ka nisur spontanisht, jam i sigurtë që edhe mbylljen do ta ketë spontane! Se kur, nuk e di.

 

 

20 vite “Opinion”, në një prej fotove të arkivës shfaqej dhe Ines, çka tregon se ajo ju ka ndjekur nga afër dikur, ndërkohë që vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet duke mbajtur një profil të ulët publik. Pse kjo zgjedhje?

 

B.F: Zgjedhje e saja. Nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti dhe as postimet në rrjete sociale. Edhe kur kërkoj të postoj foto me të në shumicën e kohës nuk pranon. Mbase është më mirë kështu, se imagjino të kishim të dy protagonizmin që kam unë.

 

Sa kritike ka qenë ajo ndaj intervistave, temave që trajtonit?

 

B.F: Zakonisht është gjithnjë kritike. Dikur i shihte më me vëmendje emisionet, por tani që vajza e dytë është ende e vogël kalon më shumë kohë me të.

 

Çfarë ju ka thënë përshembull kur ju e bëtë ‘të vdekur’ Lamen, duke i thënë “pusho”?

 

B.F: Mbaj mend që më çoi një mesazh ku thoshte pak e shumë: Je jashtë kontrollit, qetësohu. Nëse nuk e mban dot veten fut reklamë që të relaksohet situata. Kuptohet që unë e pashë pasi kishte mbaruar emisioni. Shumë më vonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY