E emëruan zyrtar të Prefekturës së Lezhës, pas disa ditësh e dhunojnë...

E emëruan zyrtar të Prefekturës së Lezhës, pas disa ditësh e dhunojnë para shtëpisë

178
0
Shares

Kanë sulmuar një zyrtar te Prefekturës së Lezhës teksa po hynte na banesën e tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 të së enjtes, në qendër të qytetit, ndërsa shënjestër e sulmit ishte Andi Marku, punonjës i Zyrës së Verifikimeve të Titujve të Pronësisë, në prefekturën e Lezhës. 41-vjeçarit Marku më- sohet se i është bërë pritë nga një automjet me targa të Kosovës, brenda të cilit kanë qenë katër persona, të cilët kanë marrë pjesë të gjithë në dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të Prefekturës. Marku është goditur disa herë me sende të forta në disa pjesë të trupit duke marrë plagë të shumta. Pasi e kanë dhunuar dhe lënë të shtrirë përtokë, katër agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar arrestimit të policisë. Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar me urgjencë nga policia në Spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë dhe më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, Marku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve. Dyshimet janë se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron Marku pranë Prefekturës në Lezhë, pasi sipas të dhënave, prej pak ditësh ai ishte emëruar Drejtor i Komanduar i Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Andi Marku mban dhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste për Kolshin, ndërsa më herët, ai ka punuar dhe si oficer në Policinë e Shtetit dhe kryekomunar i Kolshit në Lezhë. Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar komune, Markut u arrestua më 1 qershor të vitit 2010, nën akuzën e “Korrupsion pasiv dhe funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”. Ish-kryekomunari i Kolshit u arrestua për llogari të sektorit të Antikrimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohej për disa abuzime në kryerjen e detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY