VIDEO/ Sarandë, sekuestrohen 54 kg drogë, babë e bir në pranga

VIDEO/ Sarandë, sekuestrohen 54 kg drogë, babë e bir në pranga

137
0
Shares

Policia e Sarandes ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ”Shelegeri”, ku jane sekuestruar 54 kg e 80 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Specialistët e Hetimit për Narkotikët në fshatin ”Sheleger”, në banesën e shtetasit Alfred Tusha, kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike shtetasit:

Alfred Tusha, 55 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë

Klajdi Tusha, 23 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY