VIDEO & EMRI/ Prangoset shitësi i kokainës, ofronte shërbim me biçikletë

VIDEO & EMRI/ Prangoset shitësi i kokainës, ofronte shërbim me biçikletë

72
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar sot operacionin “Seller”, ku është arrestuar në flagrancë, Kataldo Mulaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person është kapur në Rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.
Për këtë person nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, disponoheshin informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bënte duke udhëtuar me biçikletë, me qëllimin e shmangies së kontrolleve.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar…
– 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, me peshë totale, 13 gramë
– 2 aparate telefonik
– Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinj dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)
– 1 biçikletë

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuara nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY