I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet pas 13 vitesh shijaksi i kërkuar

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet pas 13 vitesh shijaksi i kërkuar

158
1
Shares

Policia e Shijakut ka arrestuar pas 13 vjetësh, 44-vjeçarin Rudin Çalliku, një person me banim në Xhafzotaj që kërkojej prej 13 vjetësh nga Interpoli. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Venecias për shfrytëzim prostitutucioni që në vitin 2004. Policia e Durrësit njoftoi sot se e ka ndaluar këtë shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezulton i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni”. Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venecias, Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl, datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal talian. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. […] nga policia si i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet nga policia e Durrësit në Shijak. Rudin Çalliku 44 vjeç, nga Xhafzotaj është dënuar nga […]

LEAVE A REPLY