VIDEO/ Dalin pamjet e ndërhyrjes së policisë në lokalin ku këndonte Frederik...

VIDEO/ Dalin pamjet e ndërhyrjes së policisë në lokalin ku këndonte Frederik Ndoci

132
0
Shares

Këngëtari Federik Ndoci ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, për sa i përket incidentit të ditës së diel, ku policia ka ndërhyrë në një lokal ku ai po këndonte dhe ka ndaluar muzikën.
Gjithashtu Ndoci ka publikuar edhe video të cilat sipas tij tregojnë momentin kur policia ka ndalur muzikën.
“Lidhur me dhunën policore te ushtruar ndaj meje. E bukura se mbas urdhrit qe mban emrin e kryeministrit fshihen njerëz meskin dhe anarshistë, te cilëve u intereson mbushja me mllef negativ kundër magjiorances”, shkruan Ndoci.
Mbrëmjen e të dielës në disa media online dhe rrjete sociale qarkulloi lajmi se Policia kishte mbyllur një lokal në Velipojë gjatë kohës që po këndonte Frederik Ndoci.
Sipas tij, pronari i lokalit i cili i ka kërkuar arsyen policisë për këtë mbyllje të pazakonshme, i kanë thënë se urdhri për mbylljen e lokalit është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY