Zjarri i madh në Patos, flet shefi i MZSH: Situata është kritike

Zjarri i madh në Patos, flet shefi i MZSH: Situata është kritike

235
0
Shares

Një zjarr masiv ka përfshirë vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’ në Patos të Fierit, mbrëmjen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendngjarjes, por terreni i vështirë e pengon ndërhyrjen e tyre dhe kërkohen ndërhyrje nga ajri. Si pasojë e zjarrit janë djegur sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Ndërkohë shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Patos, Alket Halimi në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ u shpreh se situata është tepër kritike, ndërsa rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru.

“Situata është kritike, pasi era favorizon përhapjen e flakëve. Rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru frutore. Po punojmë për të vënë flakët nën kontroll”- tha Alket Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY