Një muaj pas zgjedhjeve, bashkitë bëjnë namin me tendera, arrijnë vlerën e...

Një muaj pas zgjedhjeve, bashkitë bëjnë namin me tendera, arrijnë vlerën e 1.12 mld lekë

69
0
Shares

Vetëm një muaj pas zgjedhjeve të muajit qershor bashkitë kanë shpallur 70 tendera, me një vlerë totale prej 1.12 miliard lekë. Të dhënat publikohen nga Open Data Albania, e cila ka monitoruar prokurimet publike të njësive të qeverisjes vendore gjatë 2 javëve të para të muajit gusht. Sipas të dhënave rezulton se këto tendera janë mbi vlerën 800 mijë lekë që përkon me blerjet e vogla, ndërkohë që nga 61 Bashki vetëm 31 prej tyre kanë shpallur tendera gjatë këtyre dy javëve. Bashkia e Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Mirditës, Pogradecit, Beratit apo Elbasanit janë disa prej njësive të qeverisjes vendore që janë pjesë e kësaj liste për periudhën kohore 1-16 gusht. Nga 70 tenderë, 25 prej tyre janë për punë publike, me një fond fond limit prej rreth 534 milion lekësh. Ndër investimet, vlerat më të larta i Rikualifikimi i Qendrës Bajzë, nga Bashkia e Malësisë së Madhe si dhe rikualifikimi i një blloku banesash, në Bashkinë Vlorë. Po ashtu, kjo bashki ka hapur edhe një tjetër tender me vlerë të lartë, për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Halim Xhelo”. Tek tenderat për kontrata të tipit Shërbime, bie në sy tenderi për Studim i Masterplanit afat mesëm i zhvillimit teknik dhe strategjik të shoqërisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë me vlerë 75 milion lekë të reja. Ndërsa në total për tendera shërbime në këtë periudhë 2 javore janë shpallur 23 procedura me vlerë 317 milion lekë. Sa i takon tenderimeve për furnizime, në total janë 22, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë edhe 9 procedura tendera të rishpallur pas një anulimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY