Avokati i “Ballist” Morinës hedh poshtë lajmin për ekstradimin e tij: Vendimi...

Avokati i “Ballist” Morinës hedh poshtë lajmin për ekstradimin e tij: Vendimi do të rishqyrtohet

78
0
Shares

Avokati i Ismail “Ballist” Morinës deklaroi se çështja e ekstradimit të tij në Serbi do të rishqyrtohet.
Sipas tij, nuk do të ketë ekstradim të Morinës nga Kroacia në Serbi, përkundër vendimit të Shkallës së Parë atje.
“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan për “Top Channel”.
Ndërhyrja shqiptare nuk bëri punë, gjykata vendos për ekstradimin e “Ballistit”
Ismail Morina duhet të ekstradohet në Serbi. Ky ka qenë vendimi i dytë i dalë sot nga Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, e cila edhe rreth 3 javë më parë kishte dhënë një vendim të ngjashëm rreth “Ballistit” që është i arrestuar në Kroaci.
Por Gjykata e shkallës së parë në Dubrobvnik ka vendosur të zbatojë ekstradimin drejt Serbisë, ku Morina akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve.
Sipas familjarëve të Morinës, ky vendim do të apelohet për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, brenda tre ditëve, për rishqyrtim.
Ndërkohë, Ismail Morina ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësuesit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimin në Serbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY