Ministrat teknikë sjellin raportin: Ja ecuria e zgjedhjeve të qershorit dhe shkeljet

Ndaje

Ministrat teknikë kanë përgatitur raportin paraprak për zgjehdjet ndërkohë që pritet sot të deklarojnë dorëheqjen.
Më poshtë është një përmbledhje e raportit paraprak që u përgatit nga ministart e PD dhe një task forcë me zyrtarë të lartë të qeverisë që u drejtua nga zv/kryeministrja, Ledina Mandija.

RAPORTI
Monitorimi i veprimtarisë së administratës gjatë fushatës zgjedhore në zbatim të
marrëveshjes politike të datës 18.05.2017 është realizuar nga ana e Task Forcës si dhe të
grupeve të monitorimit në institucione të ngritura për këtë qëllim në bazë të VKM nr. 473,
datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo
përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë
procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” si dhe të kuadrit
ligjor në fuqi.
(i) Mbi veprimtarinë e Task Forcës
1. VKM për monitorimin e zgjedhjeve në administratë publike, u miratua më datë
01.06.2017, pasi kishte filluar fushata zgjedhore.
2. Task – Forca e ngritur për monitorimin e zbatimit të VKM nr. 473/2017, u konstituua
më datë 5 Qershor 2017. Kjo strukturë kishte në dispozicion vetëm 20 ditë për
realizimin e monitorimit dhe koha e shkurtër pamundësoi një monitorim efektiv,
duke penguar në këtë mënyrë parandalimin e abuzimeve me pushtetin dhe pasojave
të tjera negative në zgjedhje. Gjithashtu, Task-Forcës nuk ju vunë në dispozicion
mjetet e nevojshme financiare apo logjistike, për të kryer një proces real monitorimi.
Të gjitha këto shkaqe, bënë të vështirë, deri në pamundësi, përmbushjen e misionit të
ngarkuar.
3. Në mbledhjet e Task-Forcës nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje Ministrat e
mazhorancës anëtarë të Task-Forcës. Nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesi i
Prokurorisë dhe KQZ, në cilësinë e subjekteve të ftuara.
4. Ministritë dhe Institucionet e varësisë kanë ngritur grupet e monitorimit, por në
shumicën e rasteve nuk kanë treguar procedurën e monitorimit dhe efektivitetin e saj.
5. Informacioni nuk është përcjellë në formën e kërkuar dhe në cilësinë e duhur, duke
penguar diskutimin e problematikave në mbledhjen e Task-Forcës sa i takon objektit
të monitorimit. Madje nga monitorimi i kryer drejtpërdrejtë nga Task Forca për disa
nga rastet e denoncuara ka rezultuar se informacioni i përcjellë ka qenë i pavërtetë,
duke e bërë të dyshimtë edhe besueshmërinë e të dhënave të tjera të raportuara nga
këto ministri.
6. Ministrat teknikë janë përballur me mungesë të vullnetit politik të demonstruar nga
pengesa artificiale në ushtrimin e detyrës së tyre në funksion të monitorimit, të
krijuar nga nëpunës civil apo funksionarë politikë, të cilët kishin si qëllim të
pengonin punën e ministrave në zbatim të VKM 473/2017. Departamenti i
Administratës Publike dhe veçanërisht KMSHC si një organ i pavarur, kanë mbajtur
një qëndrim tërësisht të njëanshëm dhe mbështetës për sjellje të tilla penguese nga
nëpunës civilë të nivelit të lartë.
(ii) Mbi ecurinë e procesit zgjedhor
Nga procesi i monitorimit të veprimtarisë së administratës gjatë fushatës zgjedhore nga ana
e Task Forcës ka rezultuar se:

2

1. Janë angazhuar në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shit-blerjen e
votës nga subjekte politike të mazhorancës ose persona të lidhur me këto subjekte, e
raportuar kjo nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkohë që Drejtoria e
Paranadalimit dhe Pastrimit të Parave nuk ka raportuar raste të tilla.
Kursi i këmbimit i monedhës Euro kundrejt asaj Lek, referuar Bankës së Shqipërisë,
duke filluar nga data 19.05.2017 ka pësuar rënie domethënëse deri në datë
27.06.2017 pas të cilës ka nisur përsëri rivlerësimi i Euros, duke arritur kështu
nivelin më të ulët prej shumë vitesh,
2. Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të
mazhorancës në fushatën elektorale vecanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë,
Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër.
3. Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të mazhorancës
në bashkëpunim me elementë kriminalë. Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të
Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka
refuzuar marrjen e masave ndaj punonjësve të implikuar.
4. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ana e qytetarëve kanë mbërritur 484
denoncime lidhur me veprat penale në fushën zgjedhore, të cilat i janë përcjellë për
trajtim Policisë së Shtetit ku kjo e fundit vetem 69 prej tyre i ka adresuar në
Prokurori.
5. Rezulton fenomen i përhapur shitblerja e votës. Nga 484 denoncimet e mbërritura në
MPB, 315 raste i përkasin ‘Korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje’, për të cilat
Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacion lidhur me masat e marra për verifikimin e
tyre. Policia ka dështuar të japë një shifër të saktë të çështjeve të adresuara në
Prokurori për shitblerjen e votës gjatë fushatës elektorale, por ka raportuar vetëm 10
raste të verifikuara dhe të dërguara për veprime të mëtejshme në Prokurori në ditën e
zgjedhjeve.
6. Në procesin e shitblerjes së votës janë përfshirë punonjës të administratës të nivelit
të lartë dhe punonjës të policisë, për të cilët pavarësisht denoncimeve nuk është
arritur të vihen para përgjegjësisë.
7. Nga institucionet shtetërore – kryesisht ministra teknikë – janë dërguar në organin e
prokurorisë rreth 110 raste të dyshuara për kryerje të veprave penale në fushën e
zgjedhjeve të cilat janë në proces hetimi.
8. Koordinimi mes Policisë së Shtetit dhe Ministrive nuk ka qenë në nivelin e duhur sa
i takon monitorimit të veprimtarisë së administratës gjatë fushatës elektorale,
përfshirë dhe ditën e zgjedhjeve në zbatim të masave operacionale të miratuara nga
Task Forca.
9. Puna e Policisë së Shtetit, në parandalimin e korrupsionit zgjedhor dhe parandalimin
e angazhimit të grupimeve kriminale në procesin zgjedhor, për shkaqe objektive dhe
subjektive, ka qenë joefektive.
10. Është përdorur veprimtaria institucionale për qëllime elektorale dhe politike.
Përvetësimi i veprimtarisë shtetërore nga kandidatë për deputetë, ka krijuar një
pabarazi midis forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
11. Është konstatuar përdorimi i aseteve në mbështetje të subjekteve elektorale nga
Ministri, institucione varësie dhe Bashkitë. Janë përdorur gjithashtu aktivitete në
kopshte, shkolla, inaugurimi i shesheve dhe rrugëve për fushatë elektorale të
subjekteve elektorale në qeverisje, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore janë

3

shpërndarë ftesa për të votuar subjekte elektorale të mazhorancës në kundërshtim
flagrant me Kodin Zgjedhor. Shkolla, kopshte, ambiente të institucioneve janë vënë
në dispozicion të subjekteve elektorale të mazhorancës.
12. Është konstatuar dhënia e privilegjeve të ndryshme gjatë fushatës elektorale, si
pajisja me certifikatë pronësie, legalizimit, premtimi i vendeve të punës, premtimi i
vlerësimit kalues ose më të lartë gjatë procesit të maturës shtetërore, etj.
13. Gjatë këtij viti elektoral janë tenderuar vlera të cilat tejkalojnë disa herë buxhetin e
miratuar të një ministrie të caktuar.
14. Nëpunës të administratës publike, të regjistruar si kandidatë në zgjedhje, nuk kanë
përmbushur detyrimin për të kërkuar pezullimin apo largimin nga detyra.
15. Nëpunës të administratës publike, në kundërshtim me ligjin, janë përfshirë në fushatë
zgjedhore, në mbështetje ndaj subjekteve elektorale të mazhorancës, apo në
intimidim të votuesve apo punonjësve në varësinë e tyre, duke i shërbyer në këtë
mënyrë forcave të caktuara politike.
16. Ka rezultuar se raste të përfshirjes së administratës në fushatë të jenë evidentuar
vetëm në ministritë apo drejtoritë e drejtuara nga ministra/drejtorë teknik. Pothuajse
nuk ka pasur asnjë raportim për raste të tilla nga ministritë apo institucionet e tjera.
Madje edhe në rastet kur është adresuar nga ana e një ministri në një institucion
varësie, sërish nuk është marrë asnjë masë, pavarësisht se provat kanë qenë të
pakontestueshme.
17. Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore janë
kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në
kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga
Task Forca ka rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë
të rreme. Kjo çështje është adresuar në Prokurori nga ZV/Kryeministri, ndërkohë që
është penguar nga protokolli i Kryeministrisë për veprime të mëtejshme.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje