FOTO/ Itali, transportonin 2 milionë drogë, arrestohet shqiptari dhe miku i tij...

FOTO/ Itali, transportonin 2 milionë drogë, arrestohet shqiptari dhe miku i tij rumun

87
0
Shares

 

Një shqiptar dhe një rumun kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi po transportonin një sasi droge prej më shumë se 135 kilogramë. Te dy u aarrestuan në Torino, Itali. Policia italiane ka bërë të ditur se droga e kapur kishte një vlerë prej 2 milionë eurosh. Shqiptari i identifikuar si Luan Hyka, 39 vjeç dhe rumuni, Andrei Timofte, 29 vjeç ishin duke udhëtuar me një furgon Benz kur janë ndaluar nga policia. Nga kontrolli i parë, duket se ata nuk kanë gjetur gjë, por informacionet kanë qenë të sakta për policinë. Ata kishin modifikuar furgonin, duke e bërë kabinën të lëvizshme me anë të një kriku dhe poshtë futnin drogën. Përveç kësaj, ata kishin veshur me gomën pjesët anësore me qëllim që të mos ndihej era.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY