E sulmuan tre persona me maska rrëfehet shefi i Pikës së Kufirit:...

E sulmuan tre persona me maska rrëfehet shefi i Pikës së Kufirit: Më zunë pritë

63
0
Shares

Zbardhet dëshmia e shefit të Stacionit të Pikës Kufitare Triport Sadi Ceka, i cili u dhunua një natë parë. Sadi Ceka ka deklaruar para grupit hetimor se ishin tre persona të maskuar që e dhunuan, ndërsa shton se nuk ka njohur asnjërin prej tyre.
Ai thotë se nuk ka pasur probleme me askënd në punë dhe nuk e di se kush mund të jenë autorët.
“Ishin tre veta me maska nuk di nga më erdhi, u mundova e shmangia një, por me goditen 3 veta. Ngjarja ndodhi kur po shkoja në shtëpi dhe më bënë pritë, nuk njoha asnjërin, në punë nuk kam pasur probleme, nuk e di për cfarë mund të jetë pasi skam pasur asnjë problem” – ka deklaruar ai.
Ceka mori disa plagë nga goditjet, ndërsa aktualisht ndodhet në spital duke vijuar mjekimin, ndërsa policia vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY