Dogji 50 ha pyll, zjarri ende nuk është shuar, 21 vjeçari përfundon...

Dogji 50 ha pyll, zjarri ende nuk është shuar, 21 vjeçari përfundon në pranga

81
0
Shares

Policia e Sarandës ka arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme një djalë 21-vjeçar me iniciale J.R. banor i Finiqit. Dëmi që shkaktoi ai është i hatashëm: 50 ha pyll. Për më tepër, zjarri nuk është shuar ende, edhe sot pas shiut, zjarri ende rrezikon banesat e fshatarëve të zonës.
Strukturat e Stacionit Policor të Livadhjasë, në bazë të informacioneve në rrugë operative, lidhur me rastet e zjarrvëneve në mënyrë të qëllimshme kanë arritur të bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit J..R., 21 vjeç, banues në Finiq.
Shtetasi i lartëpërmendur më datë 12.08.2017, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vendosur zjarr në vendin e quajur “Gropa”, në fshatin Leshnicë, ku për pasojë janë djegur rreth 50 hektar sipërfaqe pyjore.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY