FOTO/ Përplasen dy trena “kokë më kokë”, 36 të vdekur dhe mbi...

FOTO/ Përplasen dy trena “kokë më kokë”, 36 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

287
0
Shares

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në veri të Egjiptit.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dhe mbi 100 persona të tjerë.
Trenat janë ndeshur me njëri-tjetrin, afër qytetit të Aleksandrisë, gjatë ditës së sotme.
Sipas raportimeve, njëri tren ishte duke udhëtuar nga kryeqyteti Kajro, ndërsa tjetri nga Port Said, nga veriu i Kanalit Suez.
Duke cituar zyrtarë të ministrisë së Transportit, televizioni shtetëror, ka raportuar se përplasja ka ndodhur si shkak i ndonjë mosfunksioni në njërin nga trenat.
Egjipti është përballur me disa tragjedi hekurudhore, gjatë viteve të fundit. Në  2013, nga një përplasje në mes të një treni dhe një autobusi, kanë vdekur rreth 30 persona në jug të kryeqytetit Kajro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY