Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin: Harroni vapën dhe zjarret, Shqipërinë e...

Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin: Harroni vapën dhe zjarret, Shqipërinë e pret diçka më e madhe

832
0
Shares

Ka kohë që vendi ynë është mbuluar nga thatësira dhe një vapë e tmerrshme e cila ka cuar dhe në përhapjëen e pafundme të zjarrëve.
Po diçka akoma më e keqe po vjen. Sipas kreut të Emergjencave Civile, Prençi, Shqipëria do të pushtohet nga tërmetet.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj.
N e duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”,- përfundoi Prençi.
Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona pikërisht zona Dibër-Librazhd për të cilën flet kreu I emergjencave, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY