EMRI/ Krujë, aksidenti për vdekje të riun me motor, arrestohet 18-vjeçari pa...

EMRI/ Krujë, aksidenti për vdekje të riun me motor, arrestohet 18-vjeçari pa patentë

95
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe arrestimin e autorit, i cili aksidentoi mbrëmjen e djeshme një person që udhëtonte me motor.
Për pasojë, u arrestua në flagrancë Haxhi Kullaj 18 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.
Sipas Policisë, Kullaj, më datë 09. 08. 2017 rreth orës 22:00, në rrugën Fushë Krujë – Kamëz, në fshatin Larushk, duke drejtuar mjetin tip “Wolkswagen”,ka goditur motorriçikletën tip “Kavasaki”, me drejtues shtetasin Leonard Bami 22-vjeç, banues në Borizanë, i cili ndërroi jetë në spital.
Kullaj, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe pasi shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ” Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe” Largimi nga vendi I aksidentit” parashikuar në nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY