Surprizon moti në fundjavë, zbresin temperaturat

Surprizon moti në fundjavë, zbresin temperaturat

115
0
Shares

Vala e të nxehtit që na ka pushtuar prej kohësh mesa duket do të tërhiqet në fundjavë.
Sinoptikanët e Meteoalb parashikojnë se të premten do të ketë rënie të temperaturave. Kjo rënie do të jetë me 7 deri në 8 gradë. Gjatë ditës së sotme vlera maksimale ka qenë 39 gradë Celcius. Të premten ajo parashikohet të zbresë në 31 gradë. Zbritja do të shoqërohet edhe me vranësira, ndërsa nuk përjashtohen edhe reshjet sporadike të shiut, jo në të gjithë territorin, veçanërisht të shtunën. Java tjetër do të sjellë sërish ngritje të temperaturave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY